“Në stadium do të jenë 13 mijë tifozë, por do të duken si 130 mijë”

Ndeshja Kosovë – Çeki do të jetë e veçantë për trajnerin Beni Simitci.

I lindur në Kosovë, por duke jetuar në Republikën e Çekisë që nga mosha 20 vjeçare, ku është treguar i suksesshëm edhe në futsal.

Trajneri i Spartës në futsal, që ka siguruar edhe Ligën e Kampionëve, është ndalur të flas për ndeshjen që të shtunën luhet në ‘Fadil Vokrri’.

“Pavarësisht nëse fiton Kosova apo Republika e Çekisë, unë do të jem 100 për qind fitues”, ka deklaruar me buzëqeshje Simitci për Sport.cz, përcjell lajmi.net.

Suksesin e Kosovës në Evropë, nuk e konsideron të rastësishëm Simitci: “Kjo është një gjeneratë e re që tashmë ka lindur në Evropë. Djemtë kanë kulturë, disiplinë evropiane. Lojtarët në ish Jugosllavi dikur ishin dembelë për të hyrë në hap, janë mbështetur në aftësitë individuale. Këta tani po vrapojnë”, shton ai.

“Futbolli është numër një në Kosovë. Dhjetë herë më i fortë se e kaluara e fundit. Kosova jeton nga një ndeshje për disa ditë, deri te ndeshja tjetër. Ka shumë papunësi, futbolli i ndihmon njerëzit për t’i harruar problemet”.

Duke folur për rezultatin e ndeshjes, trajneri i lindur në Kosovë thotë: “Kosova vështirë se do të fitonte në Republikën e Çekisë, por mund të befasojë në Prishtinë”.

“13 mijë tifozë do të jenë në stadium, por do të duken si 130 mijë. / Lajmi.net