Në Suharekë janë dëmtuar disa rrugë nga reshjet e shiut

Reshjet e djeshme të shiut, i kanë dëmtuar disa rrugë, andaj për t’i parë nga afër këto dëme, ka dalur në terren kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Ai gjatë qëndrimit në terren është shprehur: “Reshjet e shiut i kanë dëmtuar disa rrugë, andaj ne jemi fokusuar që menjëherë të intervenojmë në rregullimin e tyre”, njofton Komuna e Suharekës.