Në Zvërnec rrëzohet fluturakja, 4 persona rrezikuan të mbyten

Një mjet fluturues, në bordin e të cilit ndodheshin 4 persona, është rrëzuar ditën e sotme në afërsi të Zvërnecit (në Shqipëri)

Mësohet se deltaplani është rrëzuar në det si pasojë e erës së fortë në zonë, duke bërë që 4 personat që ndodheshin në të të rrezikonin mbytjen.

Pasi kanë lëshuar sinjalin për ndihmë, në drejtim të tyre kanë mbërritur efektivë të policisë kufitare, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Fatmirësisht të katër personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./koha.net