Nëna e Vjosa Osmanit: Gjithmonë ka dashur të bëhet presidente

Nëna e Vjosa Osmanit ka folur ekskluzivisht për emisionin “#Gjesi” në T7 pasi vajza e saj u bë presidente e Republikës së Kosovës. Pos tjerash, ajo ka thënë para kamerës së T7 se Vjosa ka e ëndërruar gjithmonë postin e të pares së vendit.

“E kam prit që do të bëhet presidente, se si fëmijë ka qenë e përkushtuar në mësim, dhe gjithmonë ka thënë do të bëhem presidente”, ka thënë nëna e Vjosës.

Deklaratën e plotë për programin e mëngjesit në T7 e gjeni në linkun më poshtë. /Gazeta Express.