Nëna kritikohet ashpër pasi i bën manikyr foshnjës

Një fotografi e një foshnjeje me thonj të gjatë e me majë është shpërndarë shumë në internet. Komentuesit paralajmëruan se këta thonj mund të jenë shumë të rrezikshëm për foshnjat.

Një përdoruese e rrjeteve sociale, vendndodhja e së cilës nuk dihet, i kritikua ashpër pasi publikoi fotografi të duarve të foshnjës në Facebook. Duket se foshnjës i është bërë manikyr apo vendosje e thonjve artificialë.

Në postim, gruaja shkroi: “Mund t’ua bëjë thonjtë foshnjave tuaja, me çmime të lira”, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Gruaja u kritikua ashpër për këtë veprim. Një komentues shkroi: “Ti duhet t’ia mbash të shkurtër thonjtë foshnjës në mënyrë që ajo të mos e lëndojë veten. Kjo është bërllok dhe budallallëk”.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Foshnjat shpesh i prekin sytë dhe fytyrën dhe edhe pa thonj të gjatë lënë shenja të gërvishtjes në fytyrë. Ky është saktësisht budallallëk dhe vetëm sa do ta lëndojë edhe më shumë foshnjën”, shkroi dikush tjetër.

Sidoqoftë, disa të tjerë thanë se këto fotografi nuk janë të vërteta, por janë bërë montazh me programin Photoshop.