Nënë e bir nga Komorani vdesin brenda pak minutave (VIDEO)

Lindi 45 vjet para të birit, por vdiq vetëm pak minuta para tij.

Kështu, Miradija ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes, me të kuptuar se Luani është dërguar me urgjencë në spital, pas një sulmi në zemër, njofton Klan Kosova.

E gjithë kjo ngjarje e rëndë, por edhe e rrallë, ndodhi në familjen Alushani në Komoran të Drenasit, dhe atë vetëm pak orë pasi u festua ditëlindja e 41-të e Luanit.

Një kushëri që e solli këtë të fundit në Prishtinë, thotë se gjithçka ndodhi brenda një kohe të shkurtër. / KlanKosova