Nënkryetarja e LDK-së: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje pa koordinim, kundër frymës bashkëpunuese me ne

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, lidhur me paralajmërimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje lidhur me mërgatën.

Mjekiqi thotë se ndryshimi i këtij ligji, me moskoordinim me partitë opozitare, është i kundërt me frymën bashkëpunuese që LDK ka treguar ditëve të fundit, për t’i hapur rrugë kompletimit të institucioneve.

”Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ad-hoc dhe në mos-koordinim me partitë opozitare, është i kundërt me frymën bashkëpunese që Lidhja Demokratike e Kosovës, nën lidershipin e ri, ka treguar ditëve të fundit për t’i hapë rrugë kompletimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ligji për Zgjedhjet ka nevojë për ndryshime, por në koordinim dhe bashkëpunim me akterët tjerë politikë dhe eskpertë të fushës”.