Nënshkruan për dy sezone

(nga TopSporti.com) – Skuadra e Lazios ka bërë të ditur zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me trajnerin aktual të saj, Simone Inzaghi.

Simone, që përfolej si mundësi kalimi në Milan këtë verë, kështu i ka dhënë fund spekulimeve të mediave italiane, duke nënshkuar kontratë deri më 30 qershor 2021 me biancocelestët.