Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit të Prizrenit

Komiteti për Politikë dhe Financa, i kryesuar nga kryesuesi Artan Abrashi,  ka mbajtur mbledhjen e radhës, për të dhënë propozimet për rendin e ditës së mbledhjes së pestë të rregullt të Kuvendit Komunal për sivjet, e cila do të mbahet të enjtën më 30 maj.Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin dhe emërimin e komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve shesheve dhe lagjeve të qytetit;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e destinimit të tokës ndërtimore sipas Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Prizrenit;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për rregullimin e kompensimit me marrëveshje të tokës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe pronarëve të tokave;

7. Informatë rreth Kontestit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe N.Sh.T. “Malik Impex”

Pikat 3,4,5,6 dhe 7 u propozuan për rend dite në mbledhjen e radhës të Kuvendit.

Gjithashtu me propozim të anëtarëve të KPF-së, u vendos që në mbledhjen e Kuvendit të futen edhe dy pika shtesë në rendin e ditës.

E para për plotësim-ndryshimin e vendimit të Kuvendit të marrë më 28 shtator 2018, me qëllim që vendimi për ndërtimin e bustit të Skënderbeut të ndërohet me vendim për ndërtim të shtatores së Skënderbeut, si dhe e dyta, për propozim-vendimin për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” të ndjerit dr. Halil Berisha dhe ndarjen e dekoratave me çmimin “Remzi Ademaj” për 13 dëshmorët nga rajoni i Prizrenit të cilët kanë kontribuar në luftën për liri të UÇK-së. Mbledhja fillon nga ora 10:00.