Nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me Covid-19, Pritet shtrëngimi i masave antiCOVID

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike me virusin Covid-19, do të mblidhet nesër në mëngjes, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë  nga 3.621 mostra të marra, 632 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima. IKSHPK ka njoftuar  edhe për 397 pacientë të shëruar nga ky virus.

Ndërsa kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në një njoftim për media ka deklaruar se masat aktuale do të mbesin në fuqi.

Nëkë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri n¥ detyrë Hoti.

Ai nesër pritet që të mbaj takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës./Gazeta Express/