Nesër në Helsinki mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së, diskutojnë edhe për taksën 100 për qind

Nesër në Helsinki ndër të tjera do të diskutohet edhe për taksën që Kosova ka vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian sot e nesër në Helsinki në një takim joformal në formatin Gimni do të shqyrtojnë një varg çështjesh, si ato të kërcënimeve hibride, Lindjen e Afërme, Iranin, por edhe për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Krerët diplomatikë të BE-së dhe partnerët e tyre të Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Kosova, Mali i Zi), do të diskutojnë nesër situatën në rajon, “e cila është e ndërlikuar, veçanërisht nga tarifat e vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe mungesa e formimit të qeverisë në Bosnjës dhjetë muaj pas zgjedhjeve”, shkruan gazeta serbe Tanjug.