Nesër në Prizren, kujtohet aktori i madh shqiptar , Bekim Fehmiu

Me iniciativë të gazetarit dhe publicistit, Fahri Musliu dhe aktorit, Xhevdet Doda, të shtunën në Prizren do të përkujtohet në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta, njëri nga aktorët më të mëdhenjë shqiptar, Bekim Fehmiu.  Përmes një postimi në facebook, Fahri Musliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta nderojnë dhe kujtojnë figurën dhe veprën e yllit të kinematografisë botërore, Bekim Fehmiu:

“Të nderuar qytetarë të Prizrenit, dashamir dhe simpatizant të aktorit të filmit me fame botërore, Bekim Fehmiu, ju ftojmë që nesër (e shtunë) më 15. Qershor, në ora 11.30 minuta, të tubohemi tek Ura e Arastës, me nga një lule në dorë, dhe në ora 12.00 tek Ura e Gani Tadës, t’i hedhim në lum, për ta shënuar kështu 9 vjetorin e shuarjes së Bekimit, dhe për ta kujtuar figurën dhe veprën e tij, pa ndonjë fjalë rasti apo ceremonial tjetër”, ka shkruar, Fahri Musliu.