Netanyahu dështon të formojë Qeverinë, Izraeli sërish shkon në zgjedhje të reja

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dështuar të formojë koalicionin e ri qeverisës në Izrael. Si pasojë e këtij dështimi, është shpërbërë parlamenti izraelit dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se deri te ky dështim erdhi për shkak se kaloi afati ligjor për formimin e Qeverisë duke çuar kështu në shpërbërjen e parlamentit. Në të vërtetë, zgjedhjet e fundit në Izrael u mbajtën hiç më larg së një muaj përpara, gjegjësisht në prill kur partia Likud e Netanyahut fitoi 35 ulëse në Parlament i cili përbëhet prej 120 deputetëve gjithsejtë.

Por, pavarësisht negociatave me javë të tëra për tejkalimin e dallimeve ndërmjet partive politike, megjithatë ishte e pamundur të arrihej marrëveshja për koalicionin qeverisës.

Netanyahu është duke u përballur me akuza për tre raste të korrupsionit. Megjithatë, ai i ka mohuar këto akuza duke reaguar se kjo është gjueti e nisur nga kundërshtarët e tij, raporton Reuters.

Zgjedhjet e reja në Izrael pritet të mbahen në shtator të këtij viti.