New Yorku ndalon veshjen e kostumeve të “Squid Game” për Halloween

Tre shkolla fillore në shtetin e New Yorkut, SHBA, kanë ndaluar kostumet e Halloween nga seriali tashmë i famshëm i Netflix, Squid Game, për shkak të frikës se mund të nxisin dhunën.

Seriali triller koreano-jugor tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për të fituar një shumë të majme parash në një seri vdekjeprurëse lojërash për fëmijë.

Përmbajtja e tij e tmerrshme ka bërë që shkollat ​​t’u dërgojnë e-mail prindërve për “mesazhet e dhunshme” të serialit.

Ata thanë se veshjet e kostumeve të Squid Game në ngjarjet e shkollës do të ishin “të papërshtatshme”.

Shkollat ​​në distriktin shkollor Fayetteville-Manlius të New York kanë udhëzime që ndalojnë veshjet e Halloween me artikuj “që mund të interpretohen si armë” dhe ato që janë “shumë të tmerrshme ose të frikshme”, tha për CBS News mbikëqyrësi i saj, Craig Tice.

Ai tha se nxënësit kishin rikrijuar skena nga seriali në kohë pushimi dhe drejtorët kishin paralajmëruar prindërit se “lojërat që lidhen me sjelljen e dhunshme nuk janë të përshtatshme”.

Në SHBA, seriali vlerësohet për audiencë të pjekur nga Netflix, që do të thotë se shfaqja “mund të mos jetë e përshtatshme për moshat 17 vjeç e poshtë”.

Por disa prindër thuhet se janë të pakënaqur me këtë vendim.