Nga 10 mijë euro për titull kampioni

(nga TopSporti.com) – Ekipet kampione të Kosovës në futboll dhe basketboll janë shpërblyer nga Ministria e Sportit të Kosovës me nga 10 mijë euro në të holla.

KFF Mitrovica u bë kampione e Kosovës në futboll, ndërsa KBF Prishtina në basketboll.

Ekipet përkatëse kanë pranuar çmimin në Ministri javën që shkoi, ndërsa kjo shumë pritet t’i ndihmojë skuadrave për përgatitje sa më të mirë për sezonin në vijim.

Ekipi i Prishtinës