IKSHPK para pak minutave ka njoftuar se edhe dy raste të reja me coronavirus kanë dalë pozitiv gjatë ditës së sotme, duke shkuar në 90 numri i përgjithëshëm i të prekurve në Kosovë.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së rastet pozitive vijnë nga dy qytete të ndryshme, njëri nga Prishtina dhe tjetri me vendbanim në Podujevë.
Të dy këta të infektuar janë raste kontakti, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.