Nga cilat qytete janë 5 raste e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike të Kosovës (IKSHPK), para pak minutave ka njoftuar se edhe 5 raste të tjera kanë dalë pozitiv me Coronavirus.

Rastet e fundit vijnë nga pesë komuna të ndryshme të Kosovës, ”Një punëtor nga Malisheva dhe një nga Prishtina.
Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova”, dhe ”Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv”, i cili vjen nga Ferizaji, thuhet në njoftimin eIKSHPK-së.

Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

Njoftimi i plotë:

PESË RASTE ME COVID-19!

Sot më 07.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv. Është nga Ferizaj.

Një punëtor nga Malisheva dhe një nga Prishtina.
Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova.

Nga data 08.02.2020 deri me 07.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.

JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!