Nga cilat sëmundje vuanin dy pacientë e vdekur nga Coronavirusi ?

Kanë vdekur edhe dy persona nga Koronavirusi në Kosovë, të cilët kanë quar në tre numrin e të vdekurve nga ky virus në vend, shkruan Lajme365.

Dy të vdekurit vuanin edhe nga sëmundje të tjera, të cilat ua bënë të pamundur luftimin e këtij virusi.

Pacienti i gjinisë mashkullore S.N i lindur në vitin 1961, ka qenë me sëmundje shoqëruese si: (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale).

Nga cilat Komuna janë dy pacientët e vdekur nga Coronavierusi në Kosovë?

Ndërsa pacientja e gjinisë femër N.R, e lindur në vitin1959 ka pasur edhe sëmundje si: (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica), thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Të dy pacientët kanë qenë të pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Invektive.

Deri më tani në Kosovë janë 145 persona të cilët janë prekur nga COVID-19, 23 janë shëruar ndërsa 3 të vdekur./