Nga e Hëna hapen lokalet, Vitia tregon rregullat për ata që duan të futen brenda

Masat e reja që pritet të vendosen nga Qeveria e Kosovës së shpejti, do të jenë më të ashpra për ata të cilët nuk janë vaksinuar akoma, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi se nga e hëna, nuk do të lejohet hyrja në lokale për ata që nuk kanë certifikatë të vaksinimit antiCOVID.

E vetmja mundësi që ata të futen brenda kafeneve e restoranteve është certifikata e vaksinimit ose testi negativ./Gazeta Sinjali/