Nga këto komuna janë 133 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,139 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 133 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 25, Ferizaj 19, Podujevë 17, Pejë 11, Prizren 9, Lipjan 6, Gjilan 6, Vushtrri 6, Suharekë 4, Viti 4, Obiliq 3, Klinë 3, Kaçanik 3, Mitrovicë 3, Kamenicë 2, Gllogoc 2, Malishevë 2, Gjakovë 2, Istog 2, Novoberdë 1, Shtime 1, Rahovecë 1 dhe Fushë Kosovë 1, .”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

 

”Numri total i rasteve pozitive është 159,621 raste nga 1,173,679 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,919 aste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 805 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 150,625 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,077.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15,925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 751,280 persona, ndërsa me dozën e dytë 474,783 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,226,063 doza të vaksinës./lajme365.com