Nga këto komuna janë 15 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.713 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 15 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

  • Mitrovicë 5,
  • Prishtinë 4,
  • Gjilan 2,
  • Deçan 2,
  • Obiliq 1,
  • Prizren 1

”Numri total i rasteve pozitive është 107.610 raste nga 648.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.250 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 186.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e dytë janë 13.149 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës./lajme365.com