Nga këto komuna janë 216 rastet e sotme me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”, njofton IKSHPK-ja, përcjell Lajme365.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Po ashtu të dielën ka vdekur një person duke çuar në gjithsej 102, numrin e viktimave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562, thuhet në njoftim./lajme365.com