Nga këto komuna janë 229 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.294 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.340 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.215 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.176. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com