Nga këto komuna janë 259 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6,630 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 43, Gjilan 27, Prizren 22, Ferizaj 19, Fushë Kosovë 12, Pejë 12, Gjakovë 11, Mitrovicë 11, Podujevë 10, Viti 10, Kaçanik, 10, Skenderaj 9, Vushtrri 9, Suharekë 9, Malishevë 8, Lipjan 7, Obiliq 6, Istog 5, Gllogoc 5, Shtime 4, Klinë 3, Graçanicë 2, Kamenicë 2, Dragash 1, Deçan 1, dhe Shtrerpcë 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

 

”Numri total i rasteve pozitive është 158,934 raste nga 1,151,424 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,889 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 850 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 144,223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11,862.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 18,555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 722,252 persona, ndërsa me dozën e dytë 425,551 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,147,803 doza të vaksinës./lajme365.com