Nga këto komuna janë 294 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 154 raste, Pejë 2 raste, Drenas 8 raste, Gjakovë 2 raste, Lipjan 5 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 7 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste, Vushtrri 9 raste, Gjilan 22 raste, Prizren 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 8 raste, Kamenice 5 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 4 raste, Shtime 5 raste dhe me nga 1 rast komunat Malishevë dhe Obiliq.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com