Nga këto komuna janë 296 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com