Nga këto komuna janë 555 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1. 340 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë  555 raste pozitive.

” Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.  ./lajme365.com

Fotografia e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës