Nga këto komuna janë 69 rastet e sotme me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton se sot janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve, rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar edhe 69 raste me COVID-19 në vendin tonë.

”Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144./lajme365.com