Nga këto komuna janë 72 rastet e fundit me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.443 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 72 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

Gjilan 10, Gjakovë 10, Prishtinë 9 , Podujevë 8, Mitrovicë 4, Rahovec 4,  Obiliq 4, Skenderaj 4, Pejë 4, Kaçanikë 3, Kamenicë 2, Gllogoc 2, dhe me nga 1 rast komunat: Prizren, Lipjan, Klinë, Ferizaj, Viti, Shtime, Vushtrri dhe Istog.

”Numri total i rasteve pozitive është 108,203 raste nga 726,705 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.265 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 17 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,633 raste, kurse numri i rasteve aktive është 305.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 269.706 persona, ndërsa me dozën e dytë 130.511 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës./lajme365.com