Nga moskujdesi degradon edhe Shadërvani i Prizrenit

Zemra e qytetit historik të Kosovës, Sheshi Shadërvan i Prizrenit, tashmë një kohë të gjatë është duke vuajtur nga mungesa e kujdesit institucional.

Lypsarët, tupanxhinjët, qarkullimi dhe parkimi i veturave, qent endacak, niveli i lartë i zhurmës, uzurpimi i hapësirave për këmbësorë kanë qenë vetëm disa prej problemeve të zonës.

“Risi” e degradimit të Sheshit Shadërvan këtë herë janë kabllot e shkëputura të cilat shëmtojnë gjithë trashëgiminë kulturore të këtij qyteti dhe dēmtojnë imazhin prej qyteti turstik të Prizrenit.

Qytetarë të Prizrenit kanë postuar fotografi duke apeluar te organet kompetente që të ndërmarrin masa.