Nga ora 7-17 sot mbyllet për qarkullim kjo rrugë në kryeqytet

Nga ora 7-17 sot mbyllet për qarkullim rruga

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në orën 17:00, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini”.

“Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 korrik prej orës 07:00 – 17:00”, thuhet në njoftim.

Kjo për shkak të asfaltimit të kësaj rruge.