Nga sot, filloi matja e emetimit të matjes së gazrave të automjeteve në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media ka njoftuar, se nga sot fillon matja e emetimit të matjes së gazrave të automjeteve. “Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit  ju njofton për fillimin e implementimit të matjes së gazrave të automjeteve.Është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për rëndësinë e këtij procesi që buron nga Udhëzimi Administrativ”, thuhet në këtë komunikatë.