Ngjarje e rëndë në Drenas/ Vritet një i mitur dhe plagoset rëndë babai i tij

Para pak çastesh një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gradicë të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë fshat, si pasojë e të shtënave me armë zjarri është vrarë një i mitur dhe është plagosur rëndë babai i tij.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, i cili është fqinj me të vrarin dhe të plagosurin./Gazeta Sinjali/