Ngjarje e rëndë në Mamsuhë – Babai e mbyt aksidentalisht me traktor fëmijën e tij

Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Mamushë.

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete”,  tha Krasniqi për Reporteri.net.

Ai tha se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion./Reporteri/