Ndihma e Qeverisë: Çka do të ndodh me ata që kanë punuar në baza ditore?

Përmes një shkrimi, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka dhënë detaje se si do të paguhen kategori të ndyshme, përmes Pakos Emergjente të Qeverisë.

Bislimi ka treguar se si do të paguhen edhe ata punëtorë që kanë punuar në baza ditore, apo nuk kanë asnjë familjarë që siguron të ardhura.

“Kjo masë përpiqet të mbulojë atë pjesë të familjeve që burim të vetëm të të ardhurave kanë punët e përkohshme ose angazhimet në punë kujdestarie apo mirëmbajtjeje nëpër familje private. Të gjithë këto familje mund të përfitojnë nga masa e 15 e pakos emergjente të qeverisë 130 euro për tre muajt në vijim, në rast se dokumentojnë që këto të ardhura janë burimi i vetëm i të hyrave të familjes”, ka bërë të ditur Bislimi.

Sipas tij, aplikuesit kur të dorëzojnë certifikatën familjare duhet të dëshmojnë që asnjë anëtarë i tyre nuk është në marrëdhënie të rregullt pune dhe që nuk është pjesë e asnjërës nga skemat pensionale. Ndërsa verifikimi bëhet përmes databazës së ATK-së.

Bislimi ka bërë të ditur po ashtu se aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë dhe do të shqyrtohet mundësia që të bëhet online.

Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, ka dhënë detaje se a do të përfitojnë paga nga Pako Emergjente e Qeverisë, punëtorët që largohen nga puna në këtë periudhë të pandemisë COVID-19.

Sipas Bislimit, këta punëtorë do të përfshihen në masën e tetë të pakos.

 

 

 

A do të përfitojnë pagë punëtorët që u larguan nga puna në periudhën e pandemisë?