Nis asfaltimi i segmentit të ri në rrugën nacionale Deçan-Plavë

Të martën do të fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës nacionale Deçan- Plavë, e cila lidh Kosovën me Malin e Zi. Ndryshe, punimet në asfaltimin e kësaj rruge kanë filluar në 2014-të, ku janë asfaltuar vetëm 2 km, ndërsa gjatësia totale e rrugës është 33 km. Në një ceremoni të organizuar sot pasdite për asfaltimin e segmentit të ri do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës  dhe drejtues të pushtetit lokal të Deçanit. Ndryshe, projekti në fjalë varësisht prej mjeteve, pritet që të përfundojë në një afat prej katër vjetësh dhe se kostoja pritet të jetë mbi 50 milionë euro, patën deklaruar para 4 vitesh zyrtarë të qeverisë së kaluar. Gjatësia e rrugës nga Deçani deri në Komunën e Plavës është rreth 33 kilometra, ku vetëm në territorin e Kosovës janë rreth 20 kilometra rrugë.Ndërtimi i kësaj rruge ka filluar nga fshati Lloqan i Komunës së Deçanit.