Nisen për LE ” Minsk 2019″, Kuka kritikon deputetët e Kosovës që nuk finalizuan Ligjin për Sponsorizim

Sot xhudistët të udhëhequr nga trajneri, Driton Kuka u nisën për në lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’.

Me kampionen tonë, Majlinda Kelmendi, Akli Gjakovën, Distrie Kransiqi dhe xhudist të tjerë, trajneri Kuka beson se këta sportistë të zot do të kthehen me medalje.

Por përmes një postimi zyrtar në faqen e tij në Facebook, Kuka ka kritikuar deputetët e Kosovës që dje nuk finalizuan Ligjin për Sponsorizim.

Ja postimi i plotë i Driton Kukës pa ndërhyrja nga redaksia:

“Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019!
Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje!
Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim!
Se kemi merituar kështu aspak!
Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por …
Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti!
Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti!”