Nisin hetime ndaj presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino

Një prokuror special i emëruar për të shqyrtuar marrëdhëniet midis Prokurorit të Përgjithshëm Zviceran Michael Lauber dhe Presidentit të FIFA-s Gianni Infantino ka filluar procedurat penale kundër kreut të futbollit botëror dhe ka kërkuar miratimin për të filluar procedurat kundër Lauber.

Gjyqësia ka trokitur së fundmi në dyert e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë për hetime ndaj presidentit Infantino.

Një prokuror special i emëruar për të shqyrtuar marrëdhëniet midis Lauber dhe Infantinos ka filluar procedurat penale kundër kreut të futbollit botëror dhe ka kërkuar miratimin për të filluar procedurat kundër Lauber.

Lauber javën e kaluar ofroi dorëheqjen pasi një gjykatë vendosi se ai mbuloi një takim me Infantinon dhe gënjente mbikëqyrësit ndërsa zyra e tij hetoi korrupsionin që rrethonte organin drejtues të futbollit.

Autoriteti që mbikëqyr prokurorët federalë të Zvicrës të enjten raporti që prokurori special Stefan Keller, i caktuar në fillim të këtij muaji për të shqyrtuar ankesat penale kundër dy të lartpërmendurve dhe të tjerëve të përfshirë, kishte gjetur indikacione të sjelljes kriminale në lidhje me takimet.

Lauber dhe Infantino të dy më parë mohuan çdo keq-bërje. /Telegrafi/