NISMA me kryetar të ri në Rahovec

Nisma Socialdemokrate gjatë ditës së djeshme ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në degën e saj në Rahovec.

Kryetar i ri i degës së NISMA në Rahovec nga delegatët e kësaj partie është zgjedhur Afrim Oruqi.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me këtë rast kryetarit të ri i ka ururar suksese dhe punë të mbarë në konsolidimin e mëtejshëm të degës, ndërkaq drejtuesve të degës dhe aktivistëve u ka shprehur mirënjohje për punën e tyre, me qëllim të shtrirjes së Nismës në Rahovec.

“Uroj që ky Kuvend të shërbejë si pikënisje për forcimin e mëtejmë të degës sonë në Rahovec”, ka shkruar Limaj.

Image may contain: one or more people, crowd and indoor