NISMA prezanton aderimin e ri nga Zvicra

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka preznatuar aderimin e ri në këtë parti, biznismenin Nexhat Mulajn.

Limaj tregon se Mulaj ka ardhur nga Zvicra për të mbështetur Nisman dhe projektin politik të kryetarit, përcjellë Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Familjes sonë socialdemokrate i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, z. Nexhat Mulaj, i cili këto ditë ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare.
z. Mulaj është biznesmen i njohur në Zvicër, i cili përmes biznesit të tij ka krijuar mundësi punësimi për shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje.
Bashkë me z. Mulaj, NISMA do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.