18 është numri i viktimave si pasoje e tërmeteve që goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Përpos qindra të lënduarve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ka edhe shumë të tjerë të cilët figurojnë si të zhdukur e që po kërkohen nën rrënoja të shumta që u shkaktuan nga rrënimi i pallateve, shtëpive e hoteleve të shumta.
Për të ndihmuar Shqipërinë në realizmin e operacionit për kërkimin e të zhdukurve janë edhe pjesëtarët e FKS-së, të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të zjarrfikësve.
Ndryshe Kelmendi kishte ardhur dje nga Anglia për të vizituar familjen. Vëllai i tij është nxjerrë më herët gjallë nga rrënojat, kurse nëna e tij ka ndërruar jetë.
Babai i 34 vjeçarit është brenda, por nuk dihet gjendja e tij. Për t’i ndalë në ndihmë Shqipërisë kanë ardhur edhe xhandarmeria franceze, të cilët shihen pikërisht në vendin e ngjarjes ku dyshohet se është Çupi.
Në viktimave e konfirmuara deri më tani ka edhe fëmijë, por edhe dy kosovarë, vdekjen e të cilëve e konfirmuan edhe zyrtarët shtetërorë. Dyshja janë vëllezër nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit.