Një 4-vjeçar goditet nga vetura në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 4-vjeçar i komunitetit boshnjak gjatë ditës së djeshme është goditur nga një veturë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda.

“Një mashkull K/Boshnjak, 4 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte e dyshuara femër K/Boshnjake. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda”, thuhet në raport.