Një 47-vjeçar vetëvritet me armë zjarri

Një 47-vjeçar në kryeqytet i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  zonën e Ali Demit.

Ende nuk dihen motive që e çuan 47-vjeçarin të marrë këtë vendim fatal për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.