Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Istogut, rasti hapet në polici

Policia e Kosovës njofton se dje në QKMF-në e Istogut një grua është sjellë pa shenja jete.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

 

 

Rasti në polici është hapur si ‘hetim i vdekjes’.

“HETIM I VDEKJES: Dobrushe, Istog, 11.08.2020-18:30. Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare nga familjaret është dërguar pa shenja jete viktima femër kosovar. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete e viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Indeks

Tags: ,