Një i vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga COVID-19, duke shkuar në 2.267 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

Rasti i vdekjes është nga komuna e Podujevës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 110 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

Prishtinë 24, Ferizaj 13, Klinë 11, Gjilan 9, Podujevë 7, Pejë 7, Gjakovë 5, Lipjan 5, Rahovec 4, Fushë Kosovë 4, Mitrovicë 3, Kamenicë 3, Skenderaj 3, Deçan 3, Prizren 2, Viti 2, dhe me nga 1 rast komunat Shtime, Vushtrri, Istog, Dragash, Kaçanik, thuhet në raport, përcjell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 108,623 raste nga 742,238 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.267 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,667 raste, kurse numri i rasteve aktive është 689.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 289.743 persona, ndërsa me dozën e dytë 155.907 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës./lajme365.com