Një ish-ushtar i UÇK-së nga Prizreni ftohet nga Gjykata Speciale

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie, Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, i cili tha se i ftuari i radhës është, Muhamet Krasniqi nga qyteti i Prizrenit.

Ai ka thënë se, Muhamet Krasniqi i lindur në Prizren, ka marrë ftesë nga zyra e prokurorit Special me datë 20 maj,  por që është njoftuar në qershor të këtij viti.

Sipas Haradinajt, ftesa është si i dyshuar. Brenda 20 ditësh pritet që deklaratën ta jap.

Përveç kësaj ai ka lutur edhe mediat që të mos e shqetësojnë atë pasi gjithë ato se çfarë ka për t’i thënë do t’i thotë në Hagë.