Një person i armatsour merr peng autobusin me 20 persona në Ukrainë

Një person i armatosur në Ukrainë ka marrë peng një autobus me rreth 20 persona, në qytetin e Lutsk në Ukrainë.

“Një person mori kontrollin e një autobusi me 20 persona në qendër të Lutsk. Ai ka eksplozivë dhe armë”, shkruan policia e vendit në Facebook.

Deri më tani janë dëgjuar disa të shtëna, por nuk ka informacione për të lënduar apo për viktima.

Policia thotë se janë në komunikim me pengmarrësin dhe ai thotë se ka “eksplozivë dhe armë” dhe se i ka postuar “kërkesat e tij në Twitter”.

Sipas autoriteteve, personi i ka treguar emrin dhe ata “po kërkojnë për ta identifikuar”, duke kontrolluar edhe në Twitter, por deri më tani nuk kanë gjetur asnjë listë me kërkesa në profilin e lidhur më emrin e dhënë.

Qendra e Lutsk është bllokuar për qytetarët dhe autoritetet kanë nisur një hetim mbi këtë rast.

Lajmi në përditësim…

Tags: