Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur me armë zjarri në Lipjan

Një person ka vdekur dhe janë plagosur pesë të tjerë me armë zjarri në fshatin Hallaq të Lipjanit, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 në mëngjesin e sotëm, ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Policia ka marrë informacion “për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit”.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur t’u përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e rastit që ka çuar në vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve./Insajderi/