Një person vdes në vendin e punës në Milloshevë

Një person ka vdekur në Milloshevë të martën, në vendin e tij të punës.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës që ka thënë se për rastin është njoftuar rreth orës 13:30.

Nga policia kanë thënë për Koha.net se kanë shkuar në vendin e ngjarjes me të marrë informatën dhe ka iniciuar rastin si dhe me urdhër të prokurorit është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.