Një polic konfirmohet i infektuar me Coronavirus

Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës është infektuar me virusin COVID-19, ka raportuar Radio Televizioni i Kosovës.

Televizionit Publik ua kanë konfirmuar nga drejtoria e Shëndetësisë së Policisë.

Zyrtari policor është nga Malisheva.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me Koronavirus 88 persona, ndërsa një 82 vjeçar ka vdekur.

Institucionet shëndetësore kanë informuar se 2 prej të infektuarve tashmë janë shëruar.